E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për vonesën e procesit të paqes

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilat po zhvillohen në Gjenevë nën ndërmjetësimin e SHBA-së, kanë përfunduar, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Nga ana e saj, agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar kryenegociatorin rus Vladimir Medinsky, njoftoi se së shpejti do të zhvillohen bisedime shtesë.

Before the start of today’s work of the delegations in Geneva, I held a meeting with the Ukrainian team.

Yesterday there were meetings in different formats – both bilateral between Ukraine and the United States and multilateral formats. In particular, there were talks between… pic.twitter.com/h7lUq0Lypg

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 18, 2026

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  akuzoi Rusinë se po përpiqet të vonojë procesin e bisedimeve të paqes, pas një dite “të vështirë” bisedimesh në Gjenevë të martën.

“Takimet e djeshme ishin vërtet të vështira dhe mund të themi se Rusia po përpiqet të zgjasë negociatat, të cilat mund të kenë arritur tashmë në fazën e tyre përfundimtare”, shkroi Zelensky në X.

Kjo është dita e dytë që Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime mes tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›