Përfundojnë ndeshjet për Kupën e Shqipërisë, kualifikohen skuadrat e mëdha
Të gjitha skuadrat e mëdha kanë mundur të sigurojnë kualifikimin për në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë, duke mos falur asgjë në takimet e kthimit të zhvilluara ditën e mërkurë. Kështu, Tirana ka mundur të lërë pas humbjen 3-1 me Luzin e Kavajës, duke triumfuar 3-0 në kryeqytet, ndërkohë që Dinamo e ka patur thjeshtë një shëtitje sfidën me Mamurrasin. Pas fitores 3-2 të arritur dy javë më parë, skuadra kryesuese e Superligës triumfoi 2-0 në ndeshjen e kthimit. Ndërkohë, në sfidat e tjera spikat fitorja 7-0 e Apolonisë përballë Bilisht Sportit, pasi fierakët patën humbur 3-1 në ndeshjen e parë. Po kështu, Lushnja ka mundur 3-1 Burrelin, ndërkohë që bie në sy eleminimi i Elbasanit përballë Kamzës. Ndeshja e dy javëve më parë pati përfunduar me fitoren 2-1 të Kamzës, por verdheblutë nuk mundën ta përmbysnin dot këtë rezultat. Dy ndeshje, Partizani-Ada dhe Laciu-Besëlidhja janë shtyrë për javën e ardhshme.
Kupa e Shqipërisë, turi i parë, grupi A
Tirana-Luzi 3-0
Dinamo -Mamurrasi 1-0
Shkumbini -Memaliaj 2-0
Besa -Pogradeci 1-0
Laci -Beselidhja Shtyre
Kastrioti -Sopoti 2-1
Bylis -Turbina 3-0
Lushnja -Burreli 3-0
Kupa e Shqipërisë, turi i parë, grupi B
Vllaznia -Tomori 4-0
Teuta -Vlora 1-0
Flamurtari -Gramshi 0-0
Apolonia -Bilishti 6-0
Skenderbeu -Skrapari 9-5
Gramozi -Luftetari 4-0
Elbasani -Kamza 0-0
Partizani-Ada Shtyre
Kupa e Shqipërisë, turi i parë, grupi A
Tirana-Luzi 3-0
Dinamo -Mamurrasi 1-0
Shkumbini -Memaliaj 2-0
Besa -Pogradeci 1-0
Laci -Beselidhja Shtyre
Kastrioti -Sopoti 2-1
Bylis -Turbina 3-0
Lushnja -Burreli 3-0
Kupa e Shqipërisë, turi i parë, grupi B
Vllaznia -Tomori 4-0
Teuta -Vlora 1-0
Flamurtari -Gramshi 0-0
Apolonia -Bilishti 6-0
Skenderbeu -Skrapari 9-5
Gramozi -Luftetari 4-0
Elbasani -Kamza 0-0
Partizani-Ada Shtyre