E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundojne proven 2 vjecare 42 efektive te Policise

42 efektivë të Patrullës së Përgjithshme kanë përfunduar periudhën 2-vjeçare të provës dhe kanë marrë njëkohësisht me detyrën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe gradën e inspektorit.

Në ceremoninë e zhvilluar në policinë e kryeqytetit ishin ZëvendësMinistri i Brendshëm Arben Ristani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj, Prefekti i Tiranës Keltis Kruja dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.

Drejtori i Policisë së Tiranës vlerësoi punë voluminoze, mundimin dhe sakrificën për të qenë pararojë e ndyshimeve mbi konceptet e reja të policimit me bazë komunitetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›