E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon depistimi stomatologjik në qendrat rezidenciale të përkujdesit shoqëror, 1028 përfitues

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kujdesi për shëndetin oral ofrohet edhe për personat në qendrat e përkujdesit shoqëror.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu njoftoi sot se ka përfunduar depistimi stomatologjik në qendrat rezidenciale të përkujdesit shoqëror në të gjithë vendin.

Në këto institucione marrin shërbim 1028 përfitues, ndërsa gjatë këtij procesi janë kryer kontrolle stomatologjike, duke mundësuar që nevojat e tyre të identifikohen dhe të ndiqen në kohë.

Sipas ministres, ky proces është një tjetër hap për të garantuar kujdes shëndetësor të aksesueshëm dhe të barabartë, veçanërisht për personat që kanë nevojë për më shumë mbështetje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›