E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfundon faza e dytë e Kategorisë Superiore, Dinamo City kryeson kampionatin

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Faza e dytë e kampionatit të “Abissnet Superiore” u mbyll dje me dy ndeshjet e fundit, Teuta – Egnatia dhe Skënderbeu – Bylis.

Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta mposhti kampionët në fuqi të Egnatias me rezultatin 2-1. Për durrsakët shënuan Muço Boçi dhe Rrok Toma.

Ndërkohë, sfida tjetër në Korçë mes Skënderbeut dhe Bylisit, përfundoi në barazim 2-2.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 18-të u zhvilluan të shtunën. Dinamo City mundi Tiranën në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-1. Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Vllaznia ndaj Laçit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Takimi Partizani – AF Elbasani, i zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi në barazim 2-2.

Pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, kryeson Dinamo City me 31 pikë. Në të njëjtën kuotë pikësh është edhe Vllaznia që mban vendin e dytë. Partizani renditet i treti, ndërsa Egnatia në vendin e katërt. /j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›