E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon investimi për terrenin sportiv në Xhafzotaj

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ka përfunduar investimi për terrenin sportiv në Xhafzotaj, në njësinë administrative Rrashbull, bashkia Durrës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se investimi synon krijimin e hapësirave publike cilësore, në shërbim të fëmijëve, të rinjve dhe komunitetit.

Kreu i qeverisë theksoi se vijon punën për ndërtimin e terreneve të tjera sportive në çdo njësi administrative.

“Vijojmë punën për ndërtimin e terreneve të tjera sportive në çdo njësi administrative, duke krijuar më shumë hapësira moderne e cilësore për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin”, u shpreh Rama.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›