E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfundon mandati i KPK, Dumani: Reforma në drejtësi ka forcuar demokracinë dhe ka bërë më të sigurt rrugën në BE

Kreu i SPAK, Altin Dumani mbajti fjalën e tij në konferencën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues.

Dumani u shpreh se reforma në drejtësi është transformuese dhe ka dhënë frytet e saj.

Kreu i SPAK tha se Prokuroria e Posaçme është një institucion i pavarur dhe pandëshkueshmëria po goditet sot.

Ai shtoi se reforma në drejtësi ka forcuar demokracinë dhe ka bërë më të sigurt rrugën në BE

Dumani: 7 vite nuk janë pak, reforma ishte transformuese duke përshkruar një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka tu kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre, vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj.

SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën muret e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po goditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK. Parashikohet që drejtuesi do ketë një angazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit. Procesi i vettingut përbën një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›