E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përfundon mbledhja maratonë e qeverisë/ Rama vlerëson bujqësinë dhe premton tre stadiume të reja

Për dy dite, qeveria Rama analizoi punën e ministrive gjatë vitit të kaluar dhe prioritetet për vitin 2023.

Mbledhja u zhvillua në ambientet e vilës 30 dhe kryeministri Edi Rama  zbardhi disa prej çështjeve që u diskutuan.

Rama ka premtuar mbeshtetje financiare per pensionistet ne muajin prill, duke shfrytezuar te ardhurat qe do vijne nga prodhuesve te medhenj te energjise elektrike.

Në lidhje me sektorin e bujqësisë, shefi i qeverisë në rrjetet sociale ka sqaruar se viti që sapo u mbyll shënoi rekord të eksporteve bujqësore. Sipas ramës ambicia e qeverisë është që në vitin 2030 shqipëria të jetë kampione e eksporteve bujqësore në rajon.

Ne sektorin e arsimit qeveria ka vendosur të fusë mësimin e gjuhës digjitale që në klasën e parë dhe brenda dy viteve shqipëria do të ketë 984 laboratorë smart.

Ndërsa në raport me sportin, në pranverë do të hapen konkurset ndërkombëtare për 3 stadiume të reja që do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

Por meqenëse ky është një vit elektoral neser lideri i mazhorancës Edi Rama do të mbledhë  12 drejtuesit politikë të qarqeve. Në fokus të takimit do të jetë raportimi në lidhje me betejën e 14 majit dhe përgatitjet për fitoren e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›