E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon me incidente Superliga Skenderbeu zyrtarizon titullin kampion

style=positionrelativez-index2>

Ka perfunduar me nje bresheri guresh e stolash te hedhur ne fushe ndeshja kryesore e javes se fundit te Superliges ajo mes Flamurtarit dhe Skenderbeut. Ne nje takim nervash i luajtur ne nje atmosfere tejet te rende vlonjatet kane arritur te fitojne 1-0 fale golit te Halim Begajt ne minuten e 43-te. Ne fakt dy skuadrat nuk kishin me asnje objektiv por urrejtja e krijuar pergjate gjithe sezonit te mbushur me polemika ka krijuar nje situate lufte ne stadiumin Flamurtari. Pergjate gjithe 90 minutave tifozet vendas kane share ne kor drejtuesit e klubit Skenderbeu dhe presidentin e Federates Armand Duka por inatit te tyre nuk u kane shpetuar as futbolliste te vecante te klubit korcar si kapiteni Bledi Shkembi. Ndeshja eshte shoqeruar me nderprerje te shumta per shkak te hedhjes se gureve dhe sharjeve te renda por masat e policise kane qene te jashtezakonshme. Momenti kulmor ka qene perfundimi i takimit kur futbollistet e Flamurtarit kane ngritur ne fushe nje kupe false ne shenje ironie ndaj korcareve. Po ashtu tifozet kane shprehur hapur gjithe irritimin e tyre duke hedhur stolat e stadiumit dhe sende te tjera te forta. Kjo beri qe dy ekipet te qendronin per minuta te tera pa hyre dot ne dhomat e zhveshjes. Nje tjeter moment i cuditshem ka qene mungesa ne Vlore e drejtuesve te Federates qe per here te pare ne histori nuk e kane dhene trofeun ne javen e fundit. Nderkohe te henen jane luajtur edhe ndeshjet e tjera te javes se 33-te. Keshtu Besa do ti bashkohet Elbasanit nje kategori me poshte ndonese fitoi 3-2 ndaj Tiranes. Kastrioti ka mundur 4-3 Dinamon duke siguruar qendrimin direkt nderkohe qe blute do te luajne ne plejaut. Ka siguruar qendrimin edhe Bylisi qe mposhti 2-0 Vllaznine ashtu si Teuta qe fitoi 3-2 me Lacin. Ne plejaut nderkohe do te luaje edhe Shkumbini me gjithe fitoren 2-1 ndaj Elbasanit. Peqinasit do te perballen me Mamurrasin ndersa Dinamo me Beselidhjen.

Situata pas ndeshjes

Ne fund te takimit Flamurtari-Skenderbeu u regjistruan incidente pasi tifozet vlonjate hodhen sende te forta ne fushe. Stadiumi i qytetit te Vlores eshte kthyer pasditen e se henes ne fushe beteje mes tifozeve te Flamurtarit dhe Skenderbeut. Rezultati 1 me 0 per Flamurtarin ka ndezur situaten ne stadium ku pas fyerjeve dhe sharjeve tifozet kane filluar te hedhin sende te forta madje dhe stolat ne fushe. Disa futbolliste por edhe disa tifoze kane pesuar demtime te lehta nga gjendja e krijuar. Nderkohe lojtaret jane futur ne stadium vetem pas minutash te tera bresherie stolash e guresh nga tribuna qendrore ndersa me pas situata eshte zhvendosur ne rruge. Perpara stadiumit jane grumbulluar rreth 2 mije tifoze ne nje situate qe i ngjante asaj te nje lufte. Ata kane pasur edhe konfrontime me forcat e policise ndersa pasi kane mesuar se ekipi i Skenderbeut mund te dilte nga pjesa e aneksit te stadiumit kane shkuar te bllokojne rrugen kryesore. Revolta e tifozeve te Flamurtarit vjen pas nje sezoni te mbushur me akuza e polemika mes tyre dhe klubit Skenderbeu. Lojtaret jane larguar nga fusha nen kujdesjen e forcave speciale nderkohe qe pas daljes nga stadiumi tifozet kane bllokuar rruget kryesore te qytetit.

Situata para ndeshjes

Ndeshja e fundit midis Flamurtarit dhe Skenderbeut ka qene teper e ndezur ne qytetin bregdetar. Nje situate e tille ne prag te ndeshjes nuk ishte perjetuar kurre ne futbollin shqiptar edhe pse cuditerisht skuadrat nuk kane asnje objektiv ne loje. Dje drejtuesit e klubit te Flamurtarit kane vendosur qe ndeshja perfundimisht te luhet me tifoze madje per ta do te jete hyrja falas gje qe e ka shtuar shqetesimin per mbarevajtjen e sfides. Ne Vlore ka pasur nje numer rekord mbeshtetesish te Flamurtarit por po aq edhe forca policie. Madje FSHF ka kerkuar forca shtese nga Tirana per kete takim duke pare edhe rrezikshmerine e larte te tij. Ne stadium kane qene police te shumte madje edhe te repartit te nderhyrjes se shpejte ndersa frika e te gjitheve ekzistonte ne ate se cfare mund te bejne tifozet. Ka qene kjo arsyeja qe gjate gjithe ketyre diteve FSHF ka negociuar me drejtuesit e klubit vlonjat per te mos lejuar futjen e tyre dhe qe ndeshja te luhej me shkallet e stadiumit bosh. Por duke pare presionin e madh si edhe kercenimet e ardhura nga nje pjese e tifozerise kreret e Flamurtarit dje kane marre vendim qe dyert e stadiumit te jene te hapura per keto qe deshiron te ndjeke ndeshjen.

Thirrjet per qetesi

Paralajmerimet e bera nga tifozet per ate cfare e pret Skenderbeun ne Vlore e kane detyruar shefin e ketij klubi Geri ipi qe dje te dale ne nje konference per shtypin dhe te beje thirrje per qetesi. Ai ka komentuar edhe vendimin e fundit te Komisionit te Disiplines qe i hoqi Flamurtarit 3 pike duke e quajtur ate nje skenar. Sipas ipit gjetja e te drejtes do te jete vetem tek UEFA dhe jo te sjelljet e renda ne ndeshjen ndaj korcareve. U bejme thirrje te gjithe tifozeve dashamiresve dhe perkrahesve te ekipit tone qe te ruajne qetesine dhe te injorojne te gjithe skenaret anti-Flamurtar qe jane duke u pergatitur per ndeshjen e sotme - deklaroi ipi para mediave. Ky kampionat nuk ka precedent ne Evrope ku ekipit kryesues ne dy javet e fundit i hiqen 6 pike nepermjet prapaskenave te turpshme dhe jo nepermjet fushes se lojes. Vlonjatet kane treguar qytetarine kulturen dhe pa dyshim nivelin e larte te futbollit te luajtur. Ne jemi kampionet e vertete te ketij kampionati. Megjithate ne ndeshjen e sotme ndaj korcareve ne do te luajme vetem futboll ndonese si drejtuesit e Flamurtarit futbollistet dhe te gjithe tifozet jane nen shenjestren e Federates Shqiptare te Futbollit dhe cdo veprim i tepruar yni do te interpretohet per keq. do akt dhune ne stadium eshte vetem per te keqen e ekipit te futbollit Flamurtari. Prandaj te mos biem ne kurthin e bjondeve - shtoi me tej shefi i klubit vlonjat duke ironizuar me presidentin e Skenderbeut.

Ceremonia e dhenies se kupes se kampionatit do te zhvillohet ne Korce

Ceremonia e dhenies se kupes se kampionatit nuk eshte zhvilluar ne Vlore pas ndeshjes Flamurtari-Skenderbeu. Institucioni i futbollit pas konsultave disaditore ndryshe nga tradita ka vendosur qe ceremonia festive normalisht zhvillohet pas 90-minuteshit te fundit te behet nje dite pas ndeshjes ne qytetin e Korces. Kete e ka konfirmuar sekretari i Pergjithshem i FSHF-se Eduard Prodani i cili ka thene gjithashtu se nuk ka shkelje te rregullores. Kupen e kampionatit federata do ta jape nje dite pas ndeshjes ne Korce. Ndeshja e fundit do te zhvillohet normalisht por nuk do te kete ceremoni ne fund te takimit - eshte shprehur Prodani. Sipas klubit korcar neser ne oret e vona te mbremjes pasi edhe ora e sakte nuk eshte vendosur akoma do te kete nje spektakel madheshtor ne stadiumin Skenderbeu atje ku mes kengeve dhe shfaqjeve te shumta ne fund do te jete edhe momenti i shumepritur per ngritjen e trofeut. Per pergatitjet e ketij spektakli madheshtor presidenti Agim Zeqo ka caktuar dy korcaret tashme me shume emer ne fushen e spektakleve Pandi dhe Bledar Laco te cilet kane nisur punen qe te marten te shfaqin nje spektakel te madh. Pas festes ne stadium protagonistet do te mblidhen ne nje nga lokalet e qytetit per te vijuar festen deri ne agim.

4 skuadrat qe do te ngjiten ne Superlige

U luajten te henen 6 nga 8 ndeshjet e javes se 30-te dhe te fundit te Kategorise se Pare. Pas Pogradecit Kamzes dhe Tomorit eshte skuadra e Apolonise qe siguron ngjitjen ne Kategorine Superiore.

Skuadres fierake i mjaftoi nje barazim 2-2 me Terbunin ne Puke per te arritur objektivin sezonal. Beselidhja nuk mundi dot te shkonte me shume se nje barazim 1-1 me Mamurrasin teksa te dyja keto skuadra shkojne luajne shanset per tu ngjitur ne Superiore nepermjet plejautit. Lushnja mundi Kamzen 1-0 ne nje takim qe nuk kishte asnje vlere per te dyja skuadrat ndersa Tomori nuk fal as Bilisht Sportin. Beratasit e vendit te dyte fituan 2-0 duke firmosur edhe renien zyrtare te bilishtareve ne Kategorine e Dyte. Te dielen u luajt ndeshja Pogradeci-Burreli e mbyllur me fitoren e kampioneve 4-2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›