E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përfundon ndeshja Shqipëri-Armeni/ Kuqezinjtë fitojnë ndeshjen e parë për këtë vit

Shqipëria ka triumfuar në miqësoren e sotme me Armeninë.

2 me 0 ishte rezultati final i ndeshjes së luajtur në Air Albania.

Xhuliano Skuka ishte ai që kaloi i pari kuqezinjtë në avantazh, pasi finalizoi një aksion perfekt, duke shënuar kështu golin e parë për Kombëtaren në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, ishte Kristjan Asllani ai që nuk gaboi nga një penallti të fituar nga Cara, me mesfushorin e Interit që gjithashtu gjeti golin e parë për ngjyrat e Kombëtares.

Kjo ishte fitorja e parë e këtij viti për Shqipërinë dhe gjithashtu edhe e fundit, pasi sfidat e ardhshme do të luhen në 2023 për kualifikueset e Europianit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›