E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet Kukës, Durrës, Tiranë dhe Shkodër

Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga diaspora në Greqi për subjektet zgjedhore në 4 qarqe, Kukës, Durrës, Tiranë dhe Shkodër. Lajmi u bë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ informon se vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit edhe të fletëve të votimit nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet: Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Fier, Dibër, Vlorë, Elbasan, Berat.

KQZ bën të ditur se ka filluar ndërkohë procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga Greqia për kandidatët preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet: Durrës, Tiranë, Kukës dhe Shkodër.

Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

1. Kukës

2. Durrës

3. Tiranë

4. Shkodër

Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

1. Korçë

2. Gjirokastër

3. Lezhë

4. Fier

5. Dibër

6. Vlorë

7. Elbasan

8. Berat

Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:

1. Durrës

2. Tiranë

3. Kukës

4. Shkodër

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›