E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfundon numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit të ardhura nga diaspora në Greqi për gjashtë qarqe: Kukës, Durrës, Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Lezhë.

Ndërkohë, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për subjektet zgjedhore po vijon për qarqet: Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan dhe Berat.

Gjithashtu, ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në listat e hapura për qarqet: Durrës, Tiranë, Shkodër, Fier, Lezhë dhe Dibër, ndërsa në qarkun Kukës ky proces tashmë ka përfunduar.

Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

1. Kukës

2. Durrës

3. Tiranë

4. Shkodër

5. Dibër

6. Lezhë

Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

1. Korçë

2. Gjirokastër

3. Vlorë

4. Elbasan

5. Berat

Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:

1. Durrës

2. Tiranë

3. Shkodër

4. Fier

5. Lezhë

6. Dibër

Në qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›