Përfundon pjesa e parë, Kombëtarja kryeson 1-0 ndaj Lihtenshtajnit

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare kryeson mbrëmjen e sotme 1-0 në miqësoren që po luan ndaj Lihtenshtajnit në stadiumin “Haladas Sportkomplex” të Hungarisë.
Trajneri Silvinjo zbriti në fushë me Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje, nga e djathta Ivan Balliu, në qendër, Blerim Ismajli dhe Arlind Ajeti dhe në të majtë Mario Mitaj.
Në mesfushë Kombëtarja zbriti me Kristjan Asllanin, Klaus Gjasulën dhe Nedim Bajramin.
Në majë të sulmit luajti Armando Broja, i mbështetur nga Jasir Asani në krahun e djathtë dhe Arbër Hoxha në krahun e majtë.
Ndërsa trajneri i Lihtenshtajnit, Konrad Fünfstück ka përzgjedhur formacionin me Justin Ospelt në portë, Max Göppel, Niklas Beck, Marcel Büchel, Aron Sele, Ferhat Saglam, Kenny Kindle, Livio Meier, Simon Lüchinger, Sandro Wolfinger, Jonas Beck.
Kombëtarja e nisi mirë takimin teksa në minutën e 22-të Bajrami tentoi nga goditja e dënimit, por topi u ndal në mur.
Ndërsa në minutën e 28-të Asani ishte pranë, por sulmuesi kuqezi nuk u tregua i saktë, dhe devijoi portieri Ospelt.
Në minutën e 31-të vjen goli i Armando Brojës. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar shpejt, Broja gjen mbrojtjen të pavendosur dhe shënon në portën kundërshtare.
/r.e/