E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përfundon pjesa e parë, Shqipëria kryeson 1-0 me golin e Nedim Bajramit

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e mbylli me fitore pjesën e parë të miqësores së fundit përballë Azerbajxhanit, me golin e Nedim Bajramit në minutën e 12-të.

Trajneri Sylvinjo hodhi në fushë pjesën më të madhe të atij që pritet të jetë formacioni titullar gjatë aktivitetit në Gjermani. Porta iu besua Strakoshës. Në mbrojtje në të djathtë u kthye Hysaj teksa në qendër është Gjimshiti zuri vendin e tij të zakonshëm. Silvinjo i ka dha minuta Ajetit duke e aktivizuar nga minuta e parë në këtë sfidë.

Ndërkohë, mesfusha është e zakonshmja me Asllanin e Ramadanin përkrah njëri-tjetrit dhe Bajramin më të avancuar.

Në sulm, Asani dhe Seferi krijuan dyshen e zakonshëm nga krahët, që tani ka Brojën si pikë referimi në qendër.

Kombëtarja e nisi me vrull ndeshjen duke u munduar ta qarkullojë shpejt topin,për të krijuar mundësi të mira për qendërsulmuesin Broja.

Në minutën e 10-të Broja ul topin për Seferin, ky i fundit vonohet në kufijtë e zonës në tentativën për të gjuajtur dhe pasimi për Asanin devijohet nga mbrojtja.

Ishte Nedim Bajrami, i cili në minutën e 12-të shënoi, pas një gjuajtjeje të fortë nga jashtë zonës, që e gjeti të papërgatitur portierin mik, duke ia bërë të pamundur reagimin.

Minutat 23 e 24 i takuan miqve, të cilët rrezikuan seriozisht portën e Strakoshës.

Ishte përsëri Nedim Bajrami që në minutën e 39-të pas një goditje mjeshtërore dënimi nga jashtë zone, e detyroi portierin azer ta grushtojë mbi traversë.

Në minutën e 45-ë Azerbajxhani mori një faull përpara zonës, por gjuajtja ishte mbi traun e portës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›