E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon procesi i votimit, mbërrijnë kutitë e para të votimit në KZAZ Shkodër

Afati zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri përfundoi në orën 19:00. Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, ka nisur transportimi i materialeve zgjedhore drejt Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).

Në Shkodër dhe Kukës janë zhvendosur kutitë e para të votimit. Konkretisht, në Shkodër kanë mbërritur kutitë e para pranë KZAZ nr. 2, ku po bëhen përgatitjet për nisjen e procesit të numërimit.

Procesi i transportit dhe administrimit të materialeve po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të rendit dhe komisionerëve përkatës, me qëllim garantimin e një procesi të sigurt dhe transparent.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›