E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përfundon protesta e Berishës, lirohen të gjitha rrugët

Rihapen kryqëzimet në kryeqytet pas tre orësh bllokim nga protestuesit e PD-së. Rruga e Elbasanit, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, te bashkia, sheshi ëilson dhe te Pallati me Shigjeta janë hapur tërësisht.

Në disa pika, pati edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Në Rrugën e Elbasanit, pati tensione nga Flamur Noka, i cili sulmoi dhe kërcënoi efektivët, të cilët tentuan që të lironin rrugën e bllokuar.

Në këtë protestë, ishte i pranishëm edhe Sali Berisha, pas afro një viti që qëndroi në arrest shtëpiak. Sakaq, sipas informacioneve, janë bërë edhe shoqërimet e para në polici për protestën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›