Përfundon protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e kryeministrisë, digjet një protestues

Pas më shumë se një ore ka përfunduar protesta e opozitës përballë kryeministrisë.
I fundit që mbajti fjalën ishte kreu i kësaj force politike Sali Berisha. Menjëherë pas largimit të Berishës nga podiumi, protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë.
Si pasojë një protestues pësoi djegie.
Nga ana tjetër disa të rinj tentuan të çajnë kordonin policor, duke u përplasur me efektivët e policisë.