E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon raundi i 7-te Kosove-Serbi

Pak çaste më parë, përfundoi raundi i 7-të i dialogut, të ndërmjetësuar nga Brukseli, mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, i cili synonte një zgjidhje të pajtueshme për çështjen e veriut të Kosovës.

Pas disa orë bisedimesh maratonë, që nisën paraditen e së mërkurës me treshen Ashton - Thaçi - Daçiç, për të vijuar më pas me takimet bilaterale dhe rikthimin në tryezën e dialogut, palët pritet të shfaqen për herë të parë së bashku, në një konferencë të përbashkët për shtyp, siç njoftoi pak minuta më parë zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së.

Arritja dhe zbatimi i marrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës në këtë dialog ndikon në procesin integrues të këtyre dy vendeve në BE. Komisioni Europian pritet të raportojë ndaj vendeve anëtare progresin e arritur më 16 prill.
Bisedimet
Thaçi-Daçiç, maratonë bisedimesh
Biden takon Thaçin: Mbështetje dialogut
Ashton: Besoj tek marrëveshja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›