E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon siccedil nisi takimi Thaccedili-Daccediliccedil

Ka përfunduar pa arritjen e një marrëveshjeje, raundi i 9-të i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi pas bisedimeve se “pala kosovare është e gatshme të pranojë propozimin e Ashton, ndërsa pala serbe ende jo, duke vazhduar ta refuzojë atë”. Më pas, ai ka theksuar se “Serbia duhet të reflektojë pas këtij turi të gjatë bisedimesh, duke e paralajmëruar shtetin fqinj se nuk i ka mbetur shumë kohë. Megjithatë, - sipas tij - e rëndësishme është që marrëveshja të arrihet deri më 22 prill”. Bisedimet "FSK" në tryezën e Brukselit Takim Thaçi-Daçiç, nën kujdesin e Ashton Takimi Thaçi-Daçiç, shtyhet raporti Pas dhjetë orë bisedimesh të shumta dypalëshe dhe tripalëshe në Bruksel, mes ekipeve të drejtuara nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, palët nisën konsultimet, për t’u rikthyer në tryezën e dialogut në orën 22:00. “Në këto momente kemi dalë për një pushim, për t’u rikthyer në orën 22:00. Natyrisht, që të jepet kohë për qartësimin e disa ideve, për të cilat ka ende dallime. Ne kemi ardhur me qëllimin e mirë për të arritur marrëveshje, që të konsolidohet e forcohet shteti i Kosovës, të ndërtojmë fqinjësi dhe bashkëpunim rajonal. Pra të arrijmë paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal”, tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës. Edhe pala serbe, e cila i kishte refuzuar në të kaluarën propozimet e Baroneshës Ashton, për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës, duket më afër një kompromisi dhe thotë se propozimet e reja janë më pozitive. Përgatiti: Ernest BUNGURI

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›