E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon sot Samiti i OSBE-se ne Kazakistan

Ne diten e fundit te punimeve te samitit te OSBE-se ne Astana te Kazakistanit nuk kane munguar polemikat per ceshtje te ndryshme ne arenen nderkombetare. Nga zhvillimet me te fundit mediat e huaja shkruajne se samiti i OSBE-se rrezikon te deshtoje per shkak te kundershtive persa i perket konflikteve te ngrira sic eshte ai i Nagorno-Karabak ndermjet Armenise dhe Azerbaxhani ai i Transnistria-s ndermjet Moldavise dhe Ukraines apo konflikti ndermjet Gjeorgjise dhe Rusise per Osetine e Jugut. Presidenti i Kazakistanit Nazarbayev eshte i shqetesuar per kete situate dhe tthote se do te ishte e pafalshme te mos shfrytezohej kjo mundesi.

Ne samitin e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim Evropian i cili po zhvillohet ne Kazakistan jane shfaqur dallime te medha per kursin e ardhshem qe duhet te ndjeke kjo organizate e themeluar ne vitin 1975. Kancelarja gjermane Angela Merkel kumtoi se organizata e 56 vendeve anetare si instrument per zgjidhjen e konflikteve ka pasur shume mangesi. Ajo kerkoi angazhim me te fuqishem ne detyrat kryesore te saj si evitimi i krizave rajonale kontrolli i armatimeve dhe mbrojtja e demokracise.

Zbatimi me i mire i respektimit te te drejtave te njeriut dhe te drejtave elementare edhe me tej eshte ne rend dite. Dua te theksoj edhe ruajtjen e lirise se mediave e cila na duhet prej Organizates. Nje teme tjeter eshte edhe siguria juridike theksoi kancelarja Merkel.

Ndersa sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton kerkoi nje rol me te fuqishem te OSBE-se ne Afganistan. Disa shtete te tjera nder te cilat edhe Kazakistani si kryesues i radhes i OSBE-se kane kerkuar qe OSBE-ja te shtrije aktivitetet edhe ne sigurine ekonomike te angazhohet per ruajtjen e mjedisit dhe per tolerancen fetare

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›