Përfundon takimi Kurti – Krasniqi: Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është e nevojshme

PRISHTINE, 13 maj/ATSH/ Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka theksuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ai tha se zgjedhjet e reja janë nevojë e qytetarëve, siç tha pas dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisë Kurti.Ai kritikoi ekzekutivin për dështimin në anëtarësimin në Këshill të Evropës. /KosovaPress/