E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë, fokusi te dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”

TIRANË– Pas disa orësh diskutimi, ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë. Takimi u zhvillua në  ambientet e “Vilës së Kuqe” në Tioranë, ku në fokus janë dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Gjatë mbledhjes, u diskutuan detajet dhe hapat që lidhen me këto dokumente.

Kjo nuk është hera e parë që kryesocialisti ka mbledhur të vetët.

Ndërkohë, nisma “Prania Besnike” mbahet çdo të premte, në orën 17:00. Në këtë hapësire të re, qytetarët shprehin pakënaqësitë, problematikat dhe sugjerimet e tyre për çështjet e përditshmërisë. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›