E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përfundon votimi në Roskovec, fiton PS

Një tjetër bashki i shtohet listës së fitoreve të Partisë Socialiste. Drejtimi i Roskovecit i është besuar Majlinda Bufit, e cila kandidoi nën logon e PS.

Me një diferencë prej më shumë se 570 votash, Majlinda Bufi ka triumfuar përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Ky i fundit nuk ka mundur të marrë shumicën, duke fituar vetëm 47% të rezultatit krahas 53% të votëbesimit ndaj Majlinda Bufit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›