E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përgatitjet për stinën e dimrit, në Kukës nuk ka treg për lëndën drusore

Me ardhjen e muajit shtator nisin edhe përgatitjet për stinën e dimrit. Kryesisht familjet në Kukës mobilizohen për të blerë lëndën drusore pasi kjo është zgjedhja kryesore për ngrohje dhe për gatim.

Pavarësisht çmimit të lartë dhe mungesës së një tregu të mirëfilltë, banorët detyrohen për t’i blerë.

“Ngrohemi me dru dhe i blejmë, është rritur kosto shumë”

“Çdo vit jemi ngrohur me dru, i blinim që në verë. Tani është rritur çmimi i tyre dhe nuk kemi mundësi ekonomike”, thanë disa nga banorët në Kukës.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që alternativë për ngrohje kanë gazin.

“Ngehemi me gaz dhe se kam marrë ende se nuk kam mundësi financiare. Edhe gazi është shtrenjtuar tani”, tha një tjetër banor

Pavarësisht çmimit te lartë të druve, që vijon të jetë i njëjtë krahasuar me një vit më parë, sërish qyteti i Kukësit nuk ka një treg të mirëfilltë për lëndën drusore

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›