Përgatituni për spektakël në Play OFF, Milan-Juventus dhe Real Madrid-Manchester City përballjet e mundshme

Më përfundimin e fazës së ligës , tanimë vëmendja e të gjithë kontinentit është tek shorti i të premtes në mesditë.
Në bazë të rregullores së re të Champions, pasi u fut në fuqi formati aktual i kompeticionit do të duhet të hidhet një short për të përcaktuar çiftet e Play Off dhe më pas rrugëtimin e fitueseve të dueleve të Play Off në përballjet me 8 ekipet që ndërkohë janë kualifikuar për në fazën tjetër.
Por le ti marrim më konkretisht, e të shohim se cilët janë rivalët e mundshëm të ekipeve të mëdha që janë pjesë e Play Off.Atalanta dhe Borusia Dortmund që u renditën në vendin e 9 dhe të 10 do përballen Sportingun e Lisbonës ose Klub Bryzhe, sipas asaj që do të prodhojë shorti. Përplasja më e madhe e Play Off do të dalë nga çiftet të renditura në vendin e 11 dhe 12, Real Madrid dhe Bajerni i Mynihut. Njëra prej këtyre skuadrave do të përballet me Manchester City-n dhe tjetra do të ketë fat më të madh, pasi do të ketë përballë Celltikun. Vetëm nëse do të shohim nëse kundër Manchester City do të luajë Reali apo Bajerni.
Rrezik i madh edhe për një duel të madh Italian në Play Off mes Milanit dhe Juventusit. Kuqezinjtë kanë vetëm dy opsione nga shorti, të luajnë përballë Fejenordit ose të përplasen me Bardhezinjtë…..ndërsa Juventusi veç rrezikut Milan, rivali tjetër që mund të gjejë e që është shumë më i pranishëm është PSV, të cilën e mundën lehtë në fazën e ligës.
Në çiftin e fundit të Play Off është e sigurt që PSG do të gjejë përballë një rival francez, një ekip mes Monaco ose Brest. Këto janë disa nga çiftet e mundshme të Play Off, mirëpo rruga që kanë përpara klubet e mëdha deri në finale, do të jetë edhe më e qartë pas shortit të së premtes, edhe pse disa gjëra mund të thuhen që tani, për shembull Milan dhe Juventus, hipotetikisht në çerekfinale mund të përplasen me Inter ose Arsenal e pastaj në gjysmëfinale një mes Realit, Manchester City ose Bajern.
Ndër ekipet italiane rrugëtimin më të lehtë në letër deri në gjysmëfinale e ka Atalanta. Sidoqoftë për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet ka kohë, vëmendja do të jetë e përqendruar në muajin shkurt tek sfidat e Play Off të cilat luhen të parat në 11 dhe 12 shkurt dhe të kthimit me 18 dhe 19.