Pergjaket Egjipti mbi 75 te vrare

Ka shkuar në 75 numri i personave që kanë gjetur vdekjen gjatë protestave që u mbajtën ditën e premte në Egjipt.
Mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit të rrëzuar nga ushtria, Mohamed Morsi dolën në rrugët e Kajros dhe Aleksandrisë. Pjesa më e madhe e viktimave u regjistruan në qytetin e Kajros, ku vec gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, ushtria dhe forcat e sigurisë kanë përdorur edhe plumba luftarakë. Fillimisht u fol për 30 të vrarë. Zëdhënësi i “Vëllazërisë Muslimane” tha për agjencinë e lajmeve Reuters se forcat e sigurisë nuk po qëllonin për të plagosur apo trembur turmat, por për të vrarë. Në qytetin e dytë më të madh në vend, Aleksandri, situata ka qenë e njëjtë. Mbështetësit dhe kundërshtarët e Morsit u përleshën mes tyre në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. Fillimisht u raportuan të paktën 10 të vrarë, por ky numër u rrit më vonë. Ministri i përkohshëm i rendit, deklaroi të enjten se protestave të “Vëllazërisë Muslimane” dhe të mbështetësve të Morsit do t’u jepet fund në mënyrë ligjore. Ai tha se tubimet dhe mosbindja e tyre po shqetësonte banorët lokalë pranë Universitetit të Kajros, ku gjendet edhe një xhami që protestuesit e përdorin si pikë referimi i manifestimeve të tyre. Të mërkurën ushtria thirri në protesta masive popullin për të treguar që ka mbështetjen e tij në vendimin e marrë për rrëzimin e Morsit. Mohamed Morsi u rrëzua më 3 korrik pas protestave të shumta që përfshinë vendin. Së fundmi, presidenti i rrëzuar akuzohet për i për organizimin e një komploti me militantët e grupit palestinez Hamas dhe për sulmet në burgje, gjatë kryengritjes të vitit 2011, që rrëzoi nga pushteti Hosni Mubarakun. Ai do të merret në pyetje për një periudhë prej 15 ditësh. Urdhri, i lëshuar të premten, është deklarata e parë zyrtare për statusin juridik të Morsit. Që prej kësaj date vendi është përfshirë nga protesta pro dhe kundër tij. Bashkë me bilancin e protestave të së premtes, më të përgjakshmet në vend, numri i personave që kanë humbur jetën që prej 3 korrikut shkon në rreth 200. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për qetësi dhe nisjen e dialogut sa më parë mes palëve. Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk mund ta quajnë grusht shteti vendimin e ushtrisë për të hequr Morsin. Uashingtoni tha se kësaj lëvizjeje i mungojnë elementët e duhur dhe argumentoi se ushtria ndërhyri në një moment kur vendi ishte përfshirë nga ndasitë e thella. / Top Channel