E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjimi i rrallë telefonik: Si pastruan dy vëllezër beratas 2.5 milionë euro

Flamur Vezaj

TIRANË- Prokuroria për Krime të Rënda në kryeqytet, në zbatim të ligjit Antimafia ka kërkuar në gjykatë konfiskimin e pasurisë me vlerë mbi 2.5 milion euro që ndodhen në shtatë llogari bankare në emër të dy vëllezërve Aleksandër e Sokol Shehu, kunatit të tyre Can Murataj dhe mikut Fatos Zeka. Ishte prokurori i çështjes Adnan Xholi, i cili në seancën gjyqësore të shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës për konfiskimin e pasurisë së vëllezërve Shehu dhe dy miqve të tyre, lexoi konkluzionet përfundimtare duke kërkuar që kjo pasuri me vlerë mbi 2.5 milion euro ti kaloi në pronësi shtetit.

Në dosjen që Shekulli ka siguruar, janë renditur edhe një sërë përgjimesh telefonike, ku vetë të dyshuarit dhe familjarët e tyre tentonin të justifikonin dhe fshihnin pasurinë e siguruar në rrugë kriminale. Nga ana tjetër, kjo kërkesë e prokurorit Xholi për konfiskim, erdhi vetëm pak kohë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe ajo e Apelit kishte vendosur sekuestrimin e kësaj pasurie, duke i dhënë kohën e mjaftueshme vëllezërve Shehu dhe të afërmve të tyre të justifikojnë këtë pasuri që ndodhej në llogarit e tyre bankare.

Por, edhe pasi një procesi të gjatë gjyqësor, avokatët dhe të afërmit e vëllezërve Shehu dhe miqve të tyre, nuk arritën të provojnë se kjo shumë parash është siguruar në rrugë legale. Në fjalën e tij, prokurori Xholi përveç konfiskimit të kësaj pasurie kërkoi që administrimin e kësaj shumës dhe kalimin nga llogarit bankare të tyre në shtet ta bëjë Zyra e Përmbarimit në Tiranë.

Shkaku që vëllezërve Shehu dhe miqve të tyre iu bllokua kjo pasuri, është bërë një procedim penal i nisur nga autoritetet greke në vitin 2006, ata akuzoheshin për krijimit të organizatës kriminale; trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim ushtrimin e prostitucionit dhe pastrimit të parave, të gjitha këto në bashkëpunim. Pas nisjes së hetimit nga pala greke, këta të fundit i kërkuan autoriteteve shqiptare verifikimin e pasurisë së tyre. Bazuar në këtë kërkesë, njësia Task-Forcës e prokurorisë së Tiranës, nisi një hetim për pastrim parash ndaj të dyshuarve Shehu dhe të afërmve të tyre. Disa muaj pas hetimit, Task-Forca identifikoi dhe bllokoi disa llogari bankare të vëllezërve Shehu dhe të afërmve të tyre në Shqipëri. Pas bllokimit, dosja i kaloi Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në bazë të ligjit Antimafia vendosi sekuestrimin e tyre, duke iu nënshtruar një procesi gjyqësor. Gjatë këtij procesi, familjarët e vëllezërve Shehu nuk arritën të bindin Gjykatën që parat që ndodheshin në llogarit e tyre bankare janë të ardhura të siguruara në rrugë legale.

Kjo e detyroi Prokurorinë për Krime të Rënda të depozitojë kërkesën për konfiskimin e tyre. Pas parashtrimit të konkluzioneve të prokurorit, gjykata vendosi ti lërë kohë mbrojtëse të paraqesë pretendimet e saj përfundimtare para se trupa gjykuese të shprehet për konfiskimin ose jo të 2.5 milionë eurove.

Vëllezërit Shehu fiton 12 mijë euro në ditë nga prostitucioni

Sipas dosjes që Shekulli ka siguruar një kopje, dy vëllezërit Shehu përfitonin rreth 12 mijë euro në ditë nga aktiviteti i tyre kriminal. Këto para ndaheshin me një grup mafioz nga lindja. Bashkëpunëtorët e tyre sillnin edhe femrat që shfrytëzoheshin për prostitucion në qytete të ndryshme të Greqisë. Nga llogaria bankare e shtetasit Cen Murataj (kunati i dy vëllezërve Shehu) ka pasur disa transaksione, depozitime dhe me pas transferime, në shuma prej mbi 10 mijë eurosh, në drejtim të disa shtetaseve të huaja femra, në qytetin e Athinës, Greqi,- thuhet në dosjen e prokurorisë, duke iu referuar se ishin pagesat për femrat që shfrytëzoheshin për prostitucion.

Gjithashtu, sipas dosjes, mësohet se në emër të të dyshuarve Aleksandër dhe Sokol Shehu, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, konkretisht Can Murataj (kunati) dhe Fatos Zeka (lidhje shoqërore), rezultojnë edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Në emër të dy vëllezërve beratas Shehu dhe të afërmve të tyre rezultojnë edhe dy apartamente në Tiranë, një truall me sipërfaqe 4.100 metër katrorë në fshatin Muçaj të Vlorës, ku është ngritur një pikë karburanti. Po kështu ata kanë një lokal në Berat dhe një kompani me emrin Shehu sh.p.k, e cila e cila është në aktivitet tregtar. Në këtë shoqëri ortak i vetëm dhe administrator është Aleksandër Shehu, dhe ajo ka si objekt tregtinë me pakicë dhe shumicë të karburanteve, bar-kafe, import dhe eksport etj. Për kunatin e Shehut, Can Muratajn, akuza ka siguruar të dhënat se figuron i regjistruar si subjekt tatimor në Tiranë në fushën e shërbimeve telefonike. Për këto prona dhe shoqëri, ende nuk ka një vendim sekuestrimi apo bllokimi, pasi nuk është kompletuar dokumentacioni i nevojshëm që të vërtetojë dyshimet e ngritura, se ato janë ngritur me para të pista,- thuhet në dosjen e prokurorisë.

TË KONFISKOHEN:

Llogari bankare në lekë, në emër të Aleksandër Shehut, e verifikuar me 21 maj 2009 me 2.900 lekë
Llogari bankare në lekë, në emër të Aleksandër Shehut, e verifikuar me 21 maj 2009, me 967 lekë
Llogari bankare në euro, në emër të Aleksandër Shehut, e verifikuar me 21 maj 2009 me 507 mijë euro
Llogaria bankare në euro, në emër të Aleksandër Shehut, e verifikuar me 21 maj 2009 me 519 mijë euro
Llogari bankare në euro, në emër të Aleksandër Shehut, e verifikuar me 21 maj 2009, me 550 mijë euro
Llogari në euro, në emër të Sokol Shehut dhe Fatos Zekës, verifikuar me 21 maj 2009 me 522 mijë euro
Llogari bankare në euro, në emër të Can Muratajt, e verifikuar me 21 maj 2009, me 500 mijë euro.

TË PA SEKUESTRUARA:

4.100 m2 Sipërfaqe trualli në fshatin Muçaj Vlorë
Pikë karburanti në Vlorë
Shoqëria “Shehu” Sh.p.k.
Lokal “Bar Kafe”
Dy apartamente në Tiranë

Telefonatat e përgjuara, si do fshihnin vëllezërit Shehu paratë

Në momentin e regjistrimit të procedimit penal prokuroria ka vënë nën përgjim telefonin celular të kunatit të vëllezërve Shehu, shtetasit Can Murataj. Ky përgjim është autorizuar edhe nga gjykata. Nga bisedat e përgjuara ka rezultuar që shtetasi Can Murataj komunikonte vazhdimisht me një shtetas shqiptar, i cili mbante në përdorim një numër grek. Pas verifikimit është zbuluar se personi me të cilin fliste Murati ishte Aleksandër Shehu. Gjithashtu, Shehu komunikon edhe me shtetasin Fatos Zeka. Nga këto biseda rezulton se të dy vëllezerit Shehu ndodhen në Greqi. Ata kane filluar që të krijojnë alibinë e tyre në lidhje me veprat penale për të cilat po hetohen në Greqi. Me këshillimin e avokatit të tyre mbrojtës në Greqi, Aleksandri i kërkon ndihme kryesisht Canit që të mundohet të kryejë veprime të cilat të justifikojnë të ardhurat monetare,- thuhet në dosjen e prokurorisë. Kjo shoqërohet edhe nga përgjimet telefonike që i janë bërë katër personave:

Përgjimi 1, data 10/06/2009, ora 06:13:22 PM, mes Aleksandër Shehut dhe Can (Ilir) Muratajt ku kërkohen dokumente që të tregojnë se vëllezërit Shehu kanë tokë në Shqipëri:

866- Do flasim pak më vonë. Ej dëgjon të të pyes për diçka tjetër. Duhet një letër tjetër nga babi o burrë, atë letrën, që ta bënë ata është kot fare.

226- Cila?

866- Atë letrën e punëtorëve.

226- Po.

866- Ishte kot fare ajo. Duhet të tregojë që është në emër të Sandrit dhe babit ajo. Çpunë kanë ata të tjerët, që të prunë përqark ata?

226- E kanë bërë si bashkëpronar ata, nuk e kanë bërë si ashtu…. , por e kanë bërë si bashkëpronar ata.

866- Çbashkëpronar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›