E Diel, 1 Nëntor 2026

“Periudhë përkushtimi ndaj ripërtëritjes shpirtërore”, Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Trump për muajin e Ramazanit: Bekimet e panumërta të Zotit!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në mesazhin presidencial, Trump uron besimtarët myslimanë për këtë moment të rëndësishëm fetar, duke theksuar dimensionin shpirtëror dhe reflektues që sjell muaji i agjërimit.

“Sot, u dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të mira të gjithë atyre që festojnë Ramazanin. Çdo Ramazan përfaqëson një periudhë përkushtimi ndaj ripërtëritjes shpirtërore, meditimit reflektues dhe vlerësimit për bekimet e panumërta të Zotit”, thuhet në mesazhin Presidencial për Ramazanin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›