E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përjashtohen deputetët e PD/ Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho 10 ditë jashtë Parlamentit

Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho janë tre deputetët e rradhës që përjashtohen për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Vendimi i Sekretariatit të Etikes vjen pas kaosit të krijuar në seancën parlamentare të së enjtes.

Përjashtimi me 10 ditë – thotë kuvendi – vjen pasi tre deputetët penguan zhvillimin normal të seancës duke i  hequr deputetëve socialistë karriget dhe duke përdorur lëndë piroteknike.

Po aq deputetët penguan foltoren duke ngritur një barrikadë me karriget ku duhet të uleshin deputetët socialistë.

Ky është përjashtimi i radhës i demokratëve që nga nisja e aksionit opozitar.

Demokratët janë të vendosur të pengojnë aktivitetin e Parlamentit deri në plotësimin e tre kërkesave për ngritjen e  komisioneve hetimore dhe përfaqësimin në komisionin për reformën zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›