E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përjashtohet nga seanca deputetja Hoti, Spiropali: Bëre krim, SPAK të merret me ju

Deputetja Elda Hoti është përjashtuar nga seanca, pasi ka hedhur një lëndë të lëngshme drejt deputetëve. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e konsideroi këtë veprim si vepër penale dhe krim.

Ajo deklaroi se SPAK duhet të hetojë deputeten, ndërsa theksoi se deputetëtve socialistë ju rrezikua jeta prej saj.

Kryeparlamentarja përjashtoi gjithashtu edhe deputetin demokrat Petrit Doda.

“Keni ardhur në Parlament me benzinë në çantë. Është vepër penale. Keni bërë krim. Ka kallëzim penal për veprat tuaja. SPAK duhet të merret me ju. Po cenoni e dhunoni deputetët. Deputetët ndihen të cenuar nga ju.

Këto janë akte dhune të papranueshme. Dilni jashtë nga seanca. Rrezikuat jetën e deputetëve.

Çfarë ishte materiali që u hodh drejt deputetëve? Garda ta verifikojë. Zonja Hoti dhe z. Doda jeni të përjashtuar të dy”, deklaroi Spiropali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›