E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Përjetime të sinqerta”\ Kryeministri Rama nxjerr videon e turistëve në Sarandë dhe Ksamil

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga bregdeti i jugut, konkretisht nga Saranda dhe Ksamili.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama ka ndarë një video ku shfaqen turistë vendas dhe të huaj, që shijojnë plazhet e kristalta.

“MIRËMËNGJES

dhe me entuziazmin e pushuesve vendas e të huaj nga Saranda dhe Ksamili, të cilët po shijojnë plazhet e kristalta, klimën fantastike të bregdetit dhe gjithë ofertën turistike duke ndarë këto përjetime të sinqerta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›