E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkeqesimi i motit Policia merr masa per makinat

Tirane 17 dhjetor NOA - Nisur nga perkeqesimi i situates se motit si dhe nga veshtiresite e krijuara ne qarkullimin e automjeteve si rezultat i reshjeve te debores dhe akullit Policia e Shtetit ka marre masa per perforcimin e sherbimeve te Policise Rrugore ne te gjitha akset nacionale.

Keshtu shtimi i prezences se sherbimeve policore ne akset rrugore eshte bere me qellim per te parandaluar ngjarjet e mundshme aksidentale si dhe per ti ardhur ne ndihme drejtuesve te automjeteve gjate levizjes se tyre ne akset ku paraqiten veshtiresi.

Konkretisht Policia e Shtetit ka marre masa per garantimin e sherbimeve te panderprera te policise gjate 24 oreve ne akset rrugore.

Sherbimet e Policise Rrugore jane duke ushtruar kontrolle te vazhdueshme per pajisjen e automjeteve me zinxhire ne ato akse ku eshte i nevojshem perdorimi i tyre si dhe per respektimin e normave te shpejtesise.

Po ashtu nga sherbimet e policise po bashkepunohet me strukturat e Pushtetit Vendor dhe subjektet per Mirembajtjen e Rrugeve te cilat jane duke punuar ne vazhdimesi per ti mbajtur keto akse te lira per trafikun me mjete borepastruese fadroma si dhe duke shperndare e sasine e nevojshme te skories e kripes.

Me tej Policia e Shtetit i rekomandon drejtuesve te automjeteve qe te perdorin zinxhiret gjate levizjes ne akset rrugore ku debora dhe ngricat jane te pranishme si dhe te respektojne normat e shpejtesise me qellim parandalimin e ngjarjeve aksidentale me pasoja per jeten dhe shendetin e tyre.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›