E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përkeqesohet shëndeti i Kryepeshkopit/ Në spital në Athinë prej ditësh, Kisha Ortodokse: Në gjendje kritike

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mësohet se Kryepeshkopi Anastas Janullatos është në gjendje kome.

Gjendje e tij shëndetësore u përkeqësua menjëherë ditën e sotme, kjo e njoftuar më herët edhe nga Kisha Ortodokse. Pasi u transferua në njësinë e kujdesit intensiv ku edhe u intubua.

“Pas intubimit kryepeshkopi Anastas po i nënshtrohet një operacioni. Aktualisht është ende në sallë,” konfirmojnë burime nga Kisha Ortodokse për ABC News.

Prej disa ditësh, ai ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Më 30 dhjetor të vitit që lamë pas, Kryepeshkopi Anastas Janullatos u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë, me simptoma të një viroze. Më pas ai u transferua në Athinë, në spitalin Evangelismos. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›