Perkrenarja e Skenderbeut e ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar

1 milion e 500 shqiptarë kanë vizituar shpate dhe përkrenaren e Skenderbeut te ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, për herë të parë. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në 32 vitet e ekzistencës së këtij muzeu.
Fluksi më i madh është shënuar para festave dhe në ditët e para të janarit kryesisht nga emigrantët të cilët kanë ardhur për të festuar në Shqipëri.
Vizitorët shprehën të emocionuar dhe shumë prej tyre nuk hezitojnë të lënë edhe shënime në bllokun e përshtypjeve.
Reliket e çmuara do mund te shikohen nga afër edhe për një javë në Muzeun Historik Kombëtar. Ardhja e shpatës dhe përkrenares u bë e mundur në kuadër të festimeve të 100 vjetorit.