E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkujtohen policet e vrare

Ne diten e policeve te rene ne krye te detyres ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se shtetit kane kujtuar te gjithe te vraret ne betejen me krimin. Ne nje ceremoni te organizuar ne varrezat e deshmoreve te kombit ministri Lulzim Basha ka konfirmuar mbeshtetjen e qeverise shqiptare per te gjitha familjet e te reneve.

Basha ka riperseritur edhe nismen per ndryshimet ligjore qe do ta garantojne nje siguri me te madhe per jeten e policeve.

Qeveria ka marre masat per te zbutur sa me shume te jete e mundur pasojat e humbjes se njerezve tuaj me te dashur. Ne kete kuptim pas miratimit te ligjit jane plotesuar te gjitha aktet nenligjore per te mundesuar dhenien e ndihmes se menjehershme dhe trajtimin financiar te familjeve te te gjithe punonjesve te Policise se Shtetit qe kane humbur jeten ne krye te detyres tha Basha.

Kreret e ministrise se Brendshme dhe drejtuesit e larte te policise se shtetit kane bere vizita ne familjet e disa prej oficereve qe jane shpallur deshmore te atdheut.

Gent Hazizaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›