Përkujtohet 100 – vjetori i gazetës “Drita “ / Nderohen gazetarët e rajonit jugor

Bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve Gjirokastër organizuan veprimtarinë , 100 -vjet gazeta kombëtare “Drita”. Gazeta e parë në gjuhën shqipe në Gjirokastër 1920-2020. Veprimtaria u zhvillua në ish- shkollën “Drita”, pranë gjimnazit “Asim Zeneli”. Mes emocionesh u përkujtua kontributi i kësaj gazete në zhvillimet atdhetare dhe intelektuale.
“Përkujtuam sot 100-vjetorin e çeljes se gazetës kombëtare ‘’Drita’’ , të parës gazetë në gjuhën shqipe në Gjirokastër.Në faqet e saj botuan pena dhe personalitete,duke shndërruar gazetën në tribunë të mendimit atdhetarë dhe intelektual. Përgjatë këtij rrugëtimi njëshekullor, Gjirokastra ka spikatur me profile gazetarësh ,disa prej të cilëve i vlerësuam me mirënjohje në aktivitetin e sotëm . Mbështetje dhe inkuraim për median në misionin e informimit me profesionalizëm të publikut”, thoa kreu i bashkisë Flamur Golemi
Përgjatë këtij organizimi u vlerësua edhe roli i gazetarëve të Gjirokastrës në ecurinë e medias në vite. Bashkia vlerësoi me titullin e nderit “Mirënjohja e qytetit” gazetarët Sedat Braja, Violeta Duri, Violeta Gudha, Engjëll Fino, Petrit Beqiri dhe Aleksandër Çipa.