Përkujtohet 100-vjetori i shoqërisë “Vatra” dhe gazetës “Dita” / Tituj nderi për Veli Harshovën dhe Bajo Topullin

100 vjetori i shoqërisë “ Vatra , gazetës ‘’Dita’’ , janë përkujtuar sot në një ceremoni simbolike nga bashkia Gjirokastër. Gjatë këtij aktiviteti u akordua titulli ”Qytetar Nderi ” pas vdekjes për atdhetarin dhe publicistin e njohur Veli Harshova ,si dhe me titullin ” Nder i Qytetit ” u vlerësua ish kryetari i bashkisë Bajo Topulli .
Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe deputetja Artemis Malo, drejtues të pushtetit vendor , institucioneve publike, etj.
Kryetari i bashkisë Flamur Golemi i cilësoi të rëndësishme këto 2 ngjarje për historikun e qytetit.
“Është fundviti dhe kemi nevojë për atmosferë dhe festime , për të nderuar të gjithë figurat e respektuara të këtij qyteti, të pushkës , penës dhe mendjes”,u shpreh Golemi
“Jam shumë i lumtur sot, t’i jap titullin e lartë që bashkia Gjirokastër i akordoi intelektualit ,atëdhetarit tonë të dashur Veli Harshova .Ju të gjithë e njihni atë nëpërmjet librave. Përfytyroni të hapni me sytë e mendjes gazetën e parë kombëtare ”Drita ” të vitit 1920 , ku 20 vjet më pare, nga 3000 shkolla që ishin , 1500 ishin turke ,150 greke dhe arumune , dhe vetëm 1 shkollë shqipe ”Pandeli Sotiri ”. Mendoni çfarë përpjekje historike ka bërë ky intelektual i përmasave mbarë kombëtare , për të hapur gazetën , e cila përhapi qytetërimin , demokracinë dhe përparimin e kombit”,u shpreh prefekti Odise Kote .
Pjesëmarrëse në këtë aktivitet, deputetja Artemis Malo ka vlerësuar këto dy figura për kontributin e tyre në disa fusha.
“Si njohëse e gjuhës dhe pedagoge , jam e nderuar me këto emra në hapat e mi akademik .Është nder për Gjirokastrën që këto figura të shquara janë bijt e saj”, u shpreh deputetja Malo
Përgjatë këtij viti, bashkia Gjirokastër ka organizuar një sërë aktivitetesh në përkujtim dhe vlerësim të ngjarjeve historike, duke vlerësuar personalitete të shquar të kulturës dhe artit gjirokastrit.