E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet 11-vjetori i vrasjes së heroit të demokracisë, Hajdari

Tiranë, 12 shtator, NOA Ashtu si çdo vit kur mbërrin data 12 shtator, krerë të lartë të Partisë Demokratike përkujtojnë me ceremoni të posaçme përvjetorët që ikin një nga një të vrasjes së kolegut të tyre, Azem Hajdari.

E cilësuar si vrasja e shekullit, sivjet ajo mbush 11 vjet që nga data e ndodhisë në 12 shtator 1998.

Në ceremoninë e sotme merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, por ra në sy mungesa e kryeministrit Sali Berisha.

Azem Hajdari do të mbetet një model për politikanët e rinj dhe modeli i guximit për demokracinë, mësohet të jetë shprehur në fjalën e saj përkujtimore nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, e cila e ka ngritur lart figurën e Hajdarit.

E kujtojmë me dhimbje atë kohë. Falë asaj kohe kemi sot demokracinë dhe vlerat e saj, ka thënë më pas përfaqësuesi i lartë i selisë rozë, Ridvan Bode.

Që të gjithë kanë përmendur vlerat e pamohueshme që i dha demokracisë shqiptare Azem Hajdari, i cili 11 vite më parë u nda nga jeta në mënyrë të padrejtë nga një vrasje, për të cilën drejtësia shqiptare tashmë e ka dhënë gjykimin e saj.

12 shtator 1998 do mbahet mend si data kur u vra ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari dhe shoqëruesi i tij, Besim Çerja.

Në fund të gjykimit të çështjes, në 29 prill 2002, gjykata e Tiranës dha vendimin, duke shpallur fajtor Jaho Salihin me burgim të përjetshëm; si edhe duke akorduar 25 vjet për Izet Haxhinë dhe 20 vjet burg për Ismet Haxhinë.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›