Përkujtohet 111 vjetori i lindjes së artistit të muzikës xhaz Duk Ellington

Mjaft njerëz e njësojnë Duke Ellingtonin me kryeqytetin e Washingtonit. Këtu ai lindi, me emrin Edward Kenedy Ellington, dhe këtu nisi dhe karriera e tij. Si kompozitor dhe udhëheqës grupi, ai solli xhazin në botë. Gjatë luftës së Ftohtë në vitet 1960-70, ai ishte një prej shumë artisëtëve amerikanë të muzikës xhaz të cilët udhëtuan në Evropën Lindore, në Bashkimin Sovietik, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Në viti 1969, Presidenti Riçard Nikson e nderoi Duke Ellington me Medaljen e Lirisë. Në vitin e 50-të të karrierës së tij, Ellington gjithashtu u nderua me një çmim Pulitzer dhe me 13 çmime Grammi. Sot Mercedes Ellington, mbesa e Duke Ellington, mban ende gjallë trashëgiminë e gjyshit të saj. Ajo është presidente e Qendrës Duke Ellington për artet.
Muzika e Duke Ellington ka një strukturë të tillë që kalon brezat dhe vendos këdo në të njëjtin nivel. Duke Ellinngton ishte shumë i hijshëm dhe zemërbardhë, dhe ai e vlerësonte karrierën e tij në një nivel të tillë që kur ai ftohej në vende të ndryshme, ai kompozonte një pjesë muzikore kushtuar këtij vendi. Atij i pëlqente të shkonte në vende që nuk duhej të shkonte. Ai kurrë nuk e etiketoi këtë muzikë. Nuk është xhaz, thoshte ai, është Muzikë amerikane. - thotë ajo
Duke Ellington kapërceu barrierat racore, duke luajtur përpra spektatorëve afrikano amerikanë dhe të bardhëve, jo e zakontë gjatë kohëve të dallimit racial. Mercedesi thotë:
Kjo provon se e përbashkëta mes njerëzve është një prej gjërave që mendoj se Elliot donte të theksonte. Ideali i bashkimit të njerëzve përmes muzikës, ishte qëllimi i tij. Ai vazhdonte të shkruante, çdo ditë, dhe kur ishte i sëmurë rëndë në spital, ai kishte pianon pranë shtratit të tij
Duke Ellington nisi të interpretonte në piano në moshën 7 vjeçare, dhe kur mbushi 15 vjeç, kishte krijuar edhe kompozimet e para.
Mercedesi thotë se gjyshi saj nuk ishte figura tipike e një gjyshi. Ai nuk donte që njerëzit të dinin moshën e tij:
Ai nuk donte që mikeshat e tij apo disa prej adhuruesve të dinin se ai ishte aq i moshuar sa kishte një mbesë, ndaj më kërkonte që ta thërrisja xhaxha Eduardi.
Mercedesi udhëtoi në Rusi me grupin në mes të viteve 1970, dhe pa popullaritetin e gjyshit të saj në këtë vend.
Njerëzit i afroheshin vendit ku u ul avioni me buqeta me lule. Ata e kishin dëgjuar muzikën e duke Ellingtonit përmes Radios Amerika e Lirë. Kishte shumë rusë që e njihnin muzikën e tij fshehtas dhe kishin disqe të pjesëve të tij. Ishte një mikpritje e madhe kudo që ne shkuam. - thotë ajo
Pjesa muzikore Zonjat e sofistikuara bazuar në muzikën e Duke Ellingtonit, ishte pjesa me të cilën u hap teatri historik Linkoln në Washington Dc, ku interpretoi edhe Ellington.
Produksioni origjinal i Broadway-it në vitin 1981, u kandidua për 8 çmime Tony dhe fitoi 2. Në pjesën Zonjat e sofistikuara shkëlqeu koreografi dhe balerini Maurice Hines. Mercedes Hellington është vetë një koreografe profesioniste, dhe ajo është konsulente artistike për interpretimin e kësaj pjese, e cila nxjerr në pah punën dhe jetën e gjyshit të saj.
Ai jetoi për të punuar. Kur ai udhëtonte dhe dilte në turne, ishte ky momenti kur ai ndihej sikur ishte në parajsë.
Duke Ellington shkroi më shumë se 3 000 kompozime gjatë karrierës së tij. Mbas vdekjes në vitin 1974, djali i tij Mercer Ellington, babai i Mercedesit, mori drejtimin e orkestrës. Trashëgimia e Duke Ellington do të vazhdojë të jetojë dhe do të mbetet dhe për brezat e arshdhëm.