E Martë, 3 Nëntor 2026

Përkujtohet arvanitasi Aristidh Kola

Në mjediset e Akademisë së Shkencave në Tiranë u përkujtua figura e arvanitasit, Aristidh Kola.
Familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe të ftuar, vlerësuan figurën dhe kontributi e tij.

Aristidh P. Kola lindi në fshatin Kaskaveli të Tebës të Greqisë qendrore, në vitin 1944, ndërsa ndërroi jetë në vitin 2000. 

Kola studioi për drejtësi në Athinë. 

Ai themeloi Qendrën e Studimeve Pellazge, Qendrën e Kërkimeve Arvanitase dhe shtëpinë botuese të vet “Thamiris”. 

Aristidh Kola edhe revistat “Besa”, “Arvanon” ndërsa organizoi “Festivalin e parë të këngës arvanitase”. 

KolAristidhi ishte kryetar i Shoqatës “Marko Boçari” të arvanitasve të Greqisë.

Ai botoi veprën me vlerë “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, librin “Gjuha e harruar e perëndive”, “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviqit”,“Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase”.

 La në dorëshkrim librin “Prometeu dhe Zeusi”. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›