Perkujtohet kapiten Feti Vogli

Në njëvjetorin e rënies së tij në krye të detyrës gjatë një misioni në
Afganistan, “Dëshmori i Atdheut”, Feti Vogli, është përkujtuar ditën e
sotme përmes një ceremonie ku është zbuluar edhe një bust dedikuar
kujtimit të tij.
Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e batalionit të Forcave Speciale në Zall Herr, ka qenë i pranishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu.
Kapiten Feti Vogli u vra në 20 shkurt të vitit të kaluar gjatë një misioni në Afganistan, ku u plagos dhe efektivi tjetër i forcave tona ushtarake, Aleksandër Peci i cili fatmirësisht arriti t’u mbijetonte plagëve.
Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si: Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar; Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007; Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.