E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet masakra e Koplikut, ish-të përndjekurit politikë: Të rinjtë duhet të njihen me krimet e komunizmit

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka përkujtuar “Masakrën e Koplikut”  të 29 gushtit 1948, ku u arrestuan 56 malësorë e malësore nga diktatura dhe ku janë kryer dënime me pushkatime.

Besim Ndregjoni, presidenti i Unionit Mbarëkombëtar  për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, thekson se 78-vjetori i kësaj masakre është një obligim kombëtar për brezat në njohjen e krimeve të komunizmit.

“56 malësorë dhe malësore u arrestuan pa asnjë dokument ligjor, pa asnjë akuzë me ligj, pa asnjë vërtetim fakti se këta kishin bërë një krim. Ata u arrestuan se ishin kundërshtarë të regjimit komunist”, thotë ai.

Për më shumë se një muaj popullsia civile e Malësisë së Madhe, e njohur për qëndrimin antikomunist, u terrorizua dhe shumë burra e gra u rrahën, u torturuan dhe u vranë.  Masakra e Koplikut mbetet një plagë në historinë e Malësisë së Madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›