“Perla” e Gjekmarkajt: Rama ishte larg Donald Trumpit. Peleshi dhe Mediu po…

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, ndërthuri referenca historike, krahasime politike dhe kritika të drejtpërdrejta ndaj mazhorancës.
Duke iu përgjigjur edhe deputetëve të PS-së që kërkonin në sallë Sali Berishën. Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj u shpreh se, Sali Berisha është themeluesi i pluralizmit në Shqipëri.
Ndërkaq duke ironizuar Taulant Ballën, deputeti i PD-së u shpreh se, disa ditë më parë Niko Peleshi e kishte Trumpin më afër se sa Edi Rama sot.
“Të nderuar deputetë, e nderuar drejtuese e seancës. Nuk e di pse duke dëgjuar disa kolegë sot në gjysmën e dytë të ditës, edhe nuk po ndërtoj këtu një asociacion, m’u kujtua ai vargu popullor që e kishte aq shumë për zemër Faik Konica. Gomarica shkon vërdallë, mbushur hir, mbushur llallë.
Do të përpiqem të shpjegoj një koncept timin modest, shkurt, para në pozitat, para në pozitat e lektorit të konceptit mes historisë dhe rastësisë. Shumë prej nesh në këtë sallë mund të jenë rastësorë, një kombinim rrethanash, një kombinim zelli, një kombinim nevojash. Disa të tjerë vijnë dhe ndikojnë në këtë sallë me ligjërimin e vet politik, me retorikën e tyre, ndikojnë parlamentin, ndikojnë Shqipërinë, ndikojnë dhe historinë. Disa të tjera i kalojnë anash historisë, përpiqen të kacavirren për xhaketën e saj.
Disa kanë lindur vonë, disa përtojnë të lexojnë, disa kanë nevojë të duken, nuk është gjë e keqe, është ambicie njerëzore. Por pashë që gjatë gjithë pasdites revokuat vëmendjen e Sali Berishës në sallë. Një vëmendje që nuk e patët.
Për ata që s’kanë lexuar dhe për ata që nuk e dinë peshën e historisë, duhet t’ju kujtoj dy-tre gjëra pastaj ta bëjnë vetë analizën.
Duhet t’ju kujtoj që Sali Berisha është themeluesi i pluralizmit, i shtetit të së drejtës, po nuk ju nderon kjo pas thirrmat për të qeshur se Edi Rama nuk po ju sheh sot, është në Uashington. Një ditë kalon Edi Rama, kalon dhe Sali Berisha, kaloj dhe unë, kalon dhe ti, po historia mbetet. Është njeriu që futi Shqipërinë në NATO, njeriu që bëri Shqipërinë pa viza, njeriu që ndërtoi infrastrukturën moderne, njeriu që bëri Shqipërinë pa banda dhe lejoi rotacionin demokratik të pushtetit. Pra, kini parasysh kur merrni guximin për ta revokuar me të drejtë dhe të padrejtë orë e çast.
Tani shoh që kolegu Taulant Balla nuk është në sallë, por ai na ftoi që të ndiznim celularët dhe televizorët dhe ne e bëmë këtë në fakt. Dhe për fat të keq, duhet të them diçka që nuk më pëlqen ta them, por që është e vërtetë. Më afër e kishte Donald Trumpin, Niko Peleshi, Fatmir Mediu tek mëngjesi i lutjeve, se kryeministri ynë sot në bordin e paqes, që është gjë shumë e mirë që Shqipëria është në bordin e paqes. Prit.
Tani përsëri duhet të kthehem tek historia që është mësuese e jetës siç thonë latinët dhe duhet t’ju kujtoj që i vetmi president që është pritur në zyrën ovale edhe me oshtimë topash është Sali Berisha në vitin 1992 nga presidenti George Bush dhe po kaq në vitin 1995 nga presidenti Bill Clinton. Dhe po kaq është kryeministri që ka pritur një president në detyrë, George Bushin në Shqipëri.
Tani përsëri duhet të kthehem tek historia që është mësuese e jetës siç thonë latinët dhe duhet t’ju kujtoj që i vetmi president që është pritur në zyrën ovale edhe me oshtimë topash është Sali Berisha në vitin 1992 nga presidenti George Bush dhe po kaq në vitin 1995 nga presidenti Bill Clinton. Dhe po kaq është kryeministri që ka pritur një president në detyrë, George Bushin në Shqipëri”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj në fjalën e tij.
LEXO EDHE: FOTO/ Çfarë bisedoi Trump veçmas me Ramën dhe Osmanin?