E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perla e pazbuluar e Portugalise

Me miliona pushues, zgjedhin të frekuentojnë çdo vit plazhet e mrekullueshme portugeze, ku gërshetohet parajsa ekzotike, me site arkeologjike shekullore.

Megjithatë, mes shumë gjërave që Portugalia mund të ofrojë, ajo të cilën turistët e kanë të pamundur ta gjejnë është pak intimitet, pasi brigjet portugeze janë ndër më të dyndurat në Europë. Ishulli i Armonës, në grupin e Azoreve në Oqeanin Atlantik, është një destinacion i rrallë, në gjendje për të ofruar atë qetësi që shumë ëndërrojnë për pushimet e tyre. Ndonëse shumë pranë qëndrave turistike, Armona është lënë pas prej rrjeteve gjigante të hotelerisë dhe restoranteve, duke mbetur edhe sot një perlë pothuajse e panjohur, mes bukurive të tjera portugeze. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›