E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përleshen adoleshentët në Tiranë, një 13-vjecar përfundon në spital, policia shoqëron 4 të tjerë

Një ndeshje basketbolli në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë ka përfunduar në një konflikt mes adoleshentëve.

Sipas policisë 5 të mitur janë rrahur me njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta, pas debateve që kanë patur për motive të dobëta.

Si pasojë e konfliktit fizik një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Ndërsa 4 të miturit e tjerë janë shoqëruar të polici, ku janë marrë në pyetje në prani të familjarëve dhe psikologut.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›