E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje në Jemen, rreth 30 të vrarë

Të paktën 29 veta kanë humbur jetën nga përleshjet ndërmjet trupave ushtarake të Jemenit dhe militantëve islamikë.

Burimet zyrtare thonë se të paktën 17 viktima janë në mesin e ushtarëve, ndërsa 12 të vrarë janë militantë.

Përleshjet kanë ndodhur në qytetin Mallah, pas sulmeve ndaj pozicioneve ushtarake.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi Ansar al-Sharia, i cili ka lidhje me Al Kaidën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›