E Diel, 1 Nëntor 2026

Perleshje ne Turqi theren 3 tifoze te Buraspor

TURQI- Futbolli ka dhuruar serish skena te dhunshme ne Turqi megjithese kete here nuk behet fjale per nje nga derbet e Stambollit. Te pakten tre tifoze te skuadres se Bursasporit jane therur me thika ne prag te ndeshjes me Beshiktashin duke perfunduar ne gjendje te rende ne spital.

Perleshjet mes tifozerive nisen perpara fillimit te takimit kur mijera tifoze te Beshiktashit cane kordonin e policise dhe sulmuan 1200 mbeshtetesit e ardhur nga Bursa beri te ditur CNN-i turk.

Policise iu desh te perdorte shkopinjte e gomes per te qetesuar situaten jashte stadiumit Inonu te Stambollit por nuk ishte aspak e lehte. Tifozet e Bursasporit fajesojne Beshiktashin per renien nga kategoria ne vitin 2003.

Skuadra e njohur e Stambollit luajti shume keq ndaj nje prej rivaleve direkte te Bursasporit cka coi zbritjen nje kategori me poshte te kesaj te fundit. Qe atehere ndeshjet mes ketyre dy skuadrave kane dhuruar skena te shpeshta dhune.

Ndeshja e se dieles perfundoi 1-0 per Beshiktashin nje skuader 13 here kampione e Turqise.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›