Përleshje në kufirin afgano-pakistanez, 58 të vrarë

Policia e Pakistanit ka deklaruar se të paktën 23 ushtarë dhe 35 militantë janë vrarë gjatë një beteje të gjatë që filloi me sulmin e militantëve mbi një postbllok në kufi me Afganistanin.
Policia tha se përleshja nisi të mërkurën, kur rreth 200 militantë kaluan kufirin nga Afganistani dhe rrethuan posbllokun kufitar në Shaltalu, në qarkun e Dirit të Epërm.
Policia deklaroi se situata është vënë nën kontroll sot në mesditë.
Dy vjet më parë, ushtria deklaroi se është zhvilluar një ofensivë kundër talibanëve në rajonin e Nalakandit, ku përfshihet Diri.