E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përleshje në parlamentin turk; plagoset deputeti i opozitës, dërgohet në spital

Një anëtar i partisë opozitare turke është plagosur  dhe është dërguar në spital pas një përplasje  në parlament gjatë debatit të tensionuar për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në pamje shihet përleshja mes dhjetëra deputetëve të partisë në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe partive opozitare.

Disa prej ligjvënësve godasin njëri-tjetrin, ndërsa të tjerë përpiqen t’i ndajnë.

Përleshjet janë një dukuri e shpeshtë në parlamentin turk. Tensionet janë të larta përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që janë planifikuar të mbahen në qershorin e vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›