E Diel, 1 Nëntor 2026

Përlotet studenti i mjekësisë: Kam humbur nënën nga kanceri, nuk bëra maksimumin, ka mungesa në trajtime! Prej 7 muajsh mendoj se çfarë duhet të kisha bërë ndryshe

Një student i Mjekësisë, i cili sapo eshte diplomuar është përlotur gjatë protestës, teksa ka rrëfyer dhimbjen për humbjen e nënës së tij nga kanceri i gjakut.

I riu tha se prej shtatë muajsh e mundon mendimi nëse mund të kishte bërë diçka më shumë për të ndihmuar nënën e tij.

Ai ngrit si shqetësim mundësitë e kufizuara të trajtimit me kimioterapi.

“Unë time më e kam humbur nga kanceri i gjakut dhe mund të them që nuk e ndjej se unë kam bërë maksimumin ndaj saj, sepse ka shumë mungesa në pjesën e trajtimeve të kimioterapive që ofrohen.  Kam 7 muaj që e mendoj dhe e rimendoj se çfarë mund të kisha bërë ndryshe dhe çfarë mund të ndryshoja te kjo pjesë. Por këtu nuk jemi për këtë pjesë, jemi për të çuar përpara kauzat e studenteve”, tha mjeku i ri për News24.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›